Dikur ‘Treshi Përsheshi’, përbëhej nga Ibrahim Krajkova, Rasim Thaçi dhe Sevdai Radogoshi.
Nga tre aktorët ka arritur t’i rezistojë jetesës vetëm Qumili, shkruan lajmi.net.
E pas kësaj tashmë është duke ndodhur diçka e re e cila shumë shpejt do të publikohet në tregun shqiptarë.
Djemtë e legjendave të humorit kosovar, të ndjerit tashmë Lecit e Cimës, si dhe aktorit Qumili, së fundi kanë mbaruar xhirimet e projekteve të reja, ku kanë menduar të risjellin ‘Treshi Përsheshi Junior’.
Këto xhirime tashmë kanë përfunduar dhe aktorët kanë publikuar imazhe nga vendi i xhirimeve.
Krah tyre ka qëndruar aktori i vetëm i gjallë nga treshja e famshme, Qumili.
Gjithashtu ajo e cila vërehet është edhe ngjajshmëria e tre djemve me baballarët e tyre.