Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres sot për vizitë zyrtare presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq.
Ky takim mes tyre është paraparë të mbahet nga ora 09.00.
Ai do qëndrojë për vizitë në Kosovë me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu.
Faqja zyrtare e presidencës kroate, pati njoftuar se vizita e tij tek trupat kroate është planifikuar në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë pasi presidenti Milanoviç do ta kalojë natën e Krishtlindjeve me trupat kroate.