Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me gjendjen e krijuar së fundi pas reduktimeve të shumta me energji-elektrike.
Mustafa tha se deri në fund të këtij viti, Qeveria “plebishitare” na solli në vitin 2000.
Ai tha se tashmë jemi pa rrymë dhe me agregatë.
“Deri në fund të këtij viti, qeveria plebishitare na solli në vitin 2000. Pa rrymë e me agregatë. Por… nuk është ftohtë, po nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve!”, shkroi Mustafa.
Tutje ish-kryetari i LDK-së tha se kështu e ka Referendumi, të mërdhinë por duhet të thuash që është mirë.
“Kështu e ka Referendumi. Të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë, sepse populli kështu ka vendosë”, shtoi ai.
Duhet përkujtuar që duke nisur nga dje kanë filluar reduktimet e shumta të energjisë-elektrike anembanë vendit.
Qytetarët janë duke mbetur deri në gjashtë orë pa rrymë, derisa kjo gjendje parashikohet të vazhdojë për muaj të tërë.