Me këto kura mund të ndaloni dhimbjen e stomakut

Shpesh herë ushqime të caktuara bëjnë që të kemi dhimbje stomaku. Jo gjithmonë mund të shkojmë menjëherë tek mjeku. Më poshtë keni disa mënyra për të ndaluar dhimbjen në shtëpi.

Soda: Ju nevojitet vetëm gjysmë gote ujë dhe gjysmë luge çaji sodë, i përzieni dhe e pini. Këtë mund ta përsërisni pas 4 orësh në qoftë se dhembja ju rikthehet.

Bananet: Në qoftë se keni dhembje të shpeshta stomaku, hani gjatë ditës 2-3 banane. Përmbajtja e tyre e kaliumit ndihmon në absorbimin e lehtë të ushqimit dhe tretjen më të mirë. Ato gjithashtu kanë potencial të lartë antioksidant.

Çaji i kamomilit: Ngroheni për rreth 15 minuta dhe filloni ta konsumoni, pasi ky çaj ul aciditetin e stomakut dhe ndihmon në sistemin tuaj të tretjes. Rekomandohen 2-3 filxhan në ditë.

Çaji i xhinxherit: Mund ta realizoni vetë në shtëpi si çdo çaj normal dhe ta konsumoni. Efektet gastroproteknike të çajit nxisin lëvizjen e stomakut dhe për këtë nuk ka nevojë të përdorni ilaçe.

Vaji i ullirit: Ju nevojitet vetëm 1 lugë çaji vaj ulliri ekstra të virgjër ta përdorni përpara se të keni ngrënë vaktin ushqyes. Vaji i ullirit ndihmon në tretje duke stimuluar trupin për të prodhuar enzima të mjaftueshme për të tretur mirë ushqimin. Kjo bën që dhe stomaku të mos lodhet.

Kos i thjeshtë organik: Rekomandohet të hahet 2-3 gota kos në ditë, pasi ndihmon në tretjen dhe në kontrollimin e baktereve jo të shëndetshme të stomakut.