Këtë dimër, duhet t’i braktisni pijet jo të shëndetshme në favor të përfitimeve të panumërta që vijnë me përfshirjen e lëngut të karotës në dietën tuaj.
Lëngu i karotës është i mbushur me Vitamina A, C dhe K. Përmban gjithashtu përbërje bimore të quajtura karotenoide, të cilat veprojnë si antioksidantë, shkruan thenews.com.
Disa përfitime të tjera janë renditur më poshtë;
Lëngu i karotës përmirëson shëndetin e syve
Mund të përmirësojë kontrollin e sheqerit në gjak
Ka më pak fibra sesa karotat e plota dhe përmban sheqerna natyralë.
Mund të përmirësojë shëndetin e lëkurës
Mund të forcojë shëndetin e zemrës
Mund të ndihmojë në humbjen e peshës.