“I pagova 325 euro” – Edhe Labinot Tahirit i ndalet rryma

Ditëve të fundit Kosova është duke hyrë në një krizë energjetike.

Kosova po përballet me reduktime gjatë ditëve të fundit.

Madje sot janë shprehur pakënaqësi të mëdha pasi ka pasur reduktime në tërë territorin e Kosovës për më shumë se dy orë.

Edhe këngëtari i njohur kosovar Labinot Tahiri është ankuar pas reduktimeve të energjisë elektrike. Ai përmes një postimi në Facebook ka publikuar faturën ku shihet teksa ka paguar 325 euro rrymë dhe përsëri ka mbetur pa energji elektrike pasi që i është ndalur rryma.

Këngëtari është shprehur i revoltuar.

Këto reduktime janë paralajmëruar  nga KEDS dhe do të ndodhin në tërë territorin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Dje e pagova 325 euro, por prap pa rrymë!
Jam ardh në perfundim, që ky popull e duron edhe kijametin🖐🏻☺️ veq me ju lajmru ma heret qështu si KEDS-I me sms ne pajtohemi me fatin!
Kur qytetari i ka borgj KEDS-it, nuk i’a fal po shkon e i’a këput rrymen në shtyllê pa fije rahmeti!
E kur qytetarêve KEDS-i i’u ka borgj dhe i lë në terr, kêrkonë falje dhe mirëkuptim!
Nejse: Popull Bujar jem ne , kush nuk bën zë por rrim qështu ndër-jorgan🤝 tuj than behet mirë!!
Mundesisht nesër mos e leshoni fare se vallah ju kuptojmë se jeni “shumë korrekt”🤌🏻
Duron ky popull duron bacooo grahni…