Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marr pjesë në ekspozitën me fotografitë e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, të fotografit Adnan Ruhani.
Aty u treguan edhe sfidat me të cilat Ruhani është përballur në mënyrë që t’i ruante këto imazhe ndër vite.
Ndërkaq në fjalën e rastit, vet ai u shpreh se nuk ka çfarë të shtojë meqë zakonisht flet me fotografi.
Megjithatë ai shtoi se shpreson që në të ardhmen t’i bëjë edhe disa ekspozita të tjera të mrekullueshme.
E gjithë kjo u organizua në përvjetorin e 32-të të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.