Kolonat rrafsh prej një-kilometri janë shkaktuar në Merdarë për t’u futur në Kosovë, derisa pritjet po zgjasin për katër orë.
Kështu është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në përditësimin e tyre të fundit në ora 15:00.
Situata është e qetë në pikat tjera kufitare, në përjashtim të Jarinjës dhe Dheut të Bardhë.
Në Jarinjë, pritjet për t’u futur në territorin e Kosovës po zgjasin deri në një orë.
Tek Dheu i Bardhë, pritjet po zgjasin rreth dy orë dhe është krijuar kolonë prej 600 metrash.
Kjo po ndodh si rezultat i fluksit të mërgimtarëve në vend.