Sot në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga zjarri një lokal afarist në fshatin Gërlicë të Ferizajt.
Ankuesi ka raportuar në Polici se shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë një ngrohëse elektrike.
Si pasojë e zjarrit një person ka pësuar lëndime trupore si dhe janë shkaktuar dëme materiale.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.