Bayern Munich planifikon të rivalizojë Manchester Cityn për nënshkrimin me yllin e Barcelonës, Sergino Dest.
Amerikani vazhdon të jetë titullar në “Camp Nou”, ku ka qenë 14 herë titullar dhe dy herë si zëvendësues në La Liga dhe Ligën e Kampionëve këtë edicion, përcjellë lajmi.net.
21-vjeçari thuhet se mund të shitet në mënyrë që Barcelona të paguajë transferimin e Ferran Torres gjatë janarit.
Sipas “Fichajes”, Bayern është gati të rivalizojë me liderin e Premierligës, me trajnerin Julian Nagelsmann që është admirues i lojtarit.
Raporti shton se trajneri i Bayernit dëshiron një alternativë të Benjamin Pavard, për ta lejuar Joshua Kimmich të fokusohet vetëm në mesfushë