Filmi ‘Zgjoi’ është shpallur në listë e ngushtë në 10 kategori për edicionin e 94-të të ndarjes së çmimeve “Oscars”.
Regjisorja Blerta Basholli, e ka ndarë këtë sukses për publikun.
Votimi i nominimeve fillon më 27 janar dhe përfundon më 1 shkurt, ndërsa më 8 shkurt do të bëhet e ditur lista finale e nominimeve.
Ky sukses ka ngjallur reagime të mëdha për publikun dhe fytyrat publike.
E i ka ardhur rendi edhe babait të Rita Orës të komentojë këtë sukses.
Besnik Sahatçiu ka përgëzuar regjisoren e filmit për nominimin e listës së ngushtë për Oscar 2022.
Ai e ka përgëzuar filmin e regjisores kosovare për nominimin në listën e ngushtë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
“Urime për filmin kosovar Hive që u nominua nga Akademia në listën e ngushtë të filmave në Oscars. Urime Bleta, Urime Kosova”, kanë qenë fjalët e babait të yllit shqiptar.
“Oscars 2022” do të mbahet më 27 mars të vitit 2022 në Dolby Theatre në Los Angeles, Kaliforni.