Zyra e Presidencës reagon pasi Shërbimi Sekret serb e mori në pyetje Adriatik Kelmendin

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi gazetari dhe drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, është marrë në pyetje nga Shërbimi Sekret serb (BIA).

Vela ka shkruar se marrja në pyetje e Kelmendit është shembull se si regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, po minon lirinë e lëvizjes për kosovarët.

“Ngacmimi i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë ndaj gazetarit të Kosovës Adriatik Kelmendi, është një shembull se si regjimi i Vuçiqit minon lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës”, shkruan ai në Twitter.