Lidhja dyvjeçare e Dua Lipa me të dashurin Anwar Hadid ka përfunduar.
Këngëtarja britanike, 26 vjeç, dhe modeli 22 vjeç e hoqën prizën nga lidhja e tyre dyvjeçare, pavarësisht se bënë gjithçka për ta shpëtuar atë, transmeton lajmi.net.
Çifti që njihej për afersinë e tyre, gjithashtu edhe ndarjet dhe ribashkimet e shumta thuhet se tashmë janë ndarë.
Një burim i brendshëm i konfirmoi faqes së thashethemeve të famshëm Deux Moi, se ndarja e tyre e fundit ishte për mirë.
The Sun raportoi në fillim të këtij muaji se dyshja ishin në bisedime për krizën dhe vendosën të provonin të bënin një pushim.
Një burim i brendshëm tha: “Çifti hodhi idenë për të vënë frenat në romancën e tyre muajin e kaluar, pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të ndahesh po rezulton e vështirë. Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë dhe duket se është në gurë”.
Ndryshe, Dua ka qenë duke incizuar albumin e saj në Londër dhe në Los Angeles, ndërsa Anwar ka qenë vetëm në New York me qenin e tyre Dexter.
Para ndarjes së tyre, Anwar, vëllai më i vogël i supermodeleve Gigi dhe Bella, tha në një postim të fshehtë në Instagram se ai është mirënjohës për të dashurit që “më udhëheqin hapat e mi, duke më lejuar të mësoj të jem i lumtur me veten”.
Çifti nisën lidhjen në shtator 2019, tre muaj pasi ata filluan të takoheshin, duke marrë me qira një apartament në New York. Kujtojmë se, këngëtarja u nda nga i dashuri i saj Isaac në qershor 2019, 18 muaj pasi u pajtuan.