Real Madridi futet seriozisht në garë për mbrojtësin e Liverpoolit

Real Madridi po monitorin situatën e mbrojtësit të Liverpoolit, Joe Gomez. Carlo Ancelotti e pëlqen shumë mbrojtësin anglez dhe është i gatshëm të bëj ofertë për të.

Skuadra spanjolle është e gatshme në janar të provoj transferimin e tij me një ofertë prej 16 milionë eurosh.

Gomez paguhet pak te Reds ngase ka pagë prej 1.4 milionë euro në vit.

Mbrojtësi 24 vjeçar është zgjedhja e katërt e Klopp këtë sezon pas Van Dijk, Matip e Konate.