Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është përkujdesur që për festat e fundvitit t’i dërgojë nga një kartolinë të gjithë atyre që kanë kontribuuar për futbollin e Kosovës.
E ndër ata që pranuan kartolina janë edhe ish-futbollistët e gjeneratës së artë të Prishtinës, si Fadil Muriqi, Xhevdet Muriqi, Skënder Shëngyli, Agim Cana, Edmond Rugova, Ramadan Cimili, Jusuf Tortoshi etj.
E kjo ka bërë që ata të ndjehen mirënjohës ndaj tij, duke e falënderuar për kujdesin e vazhdueshëm.
10-shja legjendare e Prishtinës, Fadil Muriqi nga Australia e largët nëpërmjet një mesazhi e ka falënderuar numrin një të FFK-së: “Përshëndetje e veçantë për kryetarin Ademi, që kurrë nuk e harrojë gjeneratën tonë”, ka shkruar Muriqi.