Policia ka njoftuar se përgjatë ditës së djeshme kanë bastisur 12 lokacione të ndryshme.
Një gjë e tillë është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, derisa njoftohet edhe se u bastisën edhe aparata për prodhimin e kriptovalutave.
“Gjatë një operacioni policor janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat e lartcekura. Me urdhëresë të gjykatës janë kontrolluar 12 lokacione të ndryshme. Gjatë bastisjes janë konfiskuar: një sasi e konsiderueshme para të valutave të ndryshme, armë të ndryshe, një sasi e municionit, vetura, aparat për prodhimin e kripto valutave si dhe pajisje të ndryshme elektronike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.