Ajo u kthye në Australi në fillim të këtij muaji dhe Rita Ora nuk ka humbur kohë duke iu përshtatur përsëri jetës në Sidnei.
Ylli britanik i popit 31-vjeç u shfaq e relaksuar teksa dilte nga një sallon bukurie në Double Bay të martën.
Kjo vjen mes raporteve të fundit që Rita do të fejohet me të dashurin e saj regjisor, Taika Waititi. Ndërkohë, Rita doli me një fustan të gjatë rrjetë ngjyrë portokalli me një të pasme të çarë i cili i tregonte tatuazhet e saj.
31 vjeçarja vendosi një buzëkuq të kuq dhe bisedoi me një terapiste bukurie ndërsa po dilte nga salloni.
Ajo gjithashtu kishte mbathur një palë sandale me ngjyrë të zeza e cila tregoi thonjtë e saj të sapolyer të këmbëve, të cilët ishin lyer në një nuancë të kuqe.
Krijuesja e hitit Let You Love Me mbante një çantë me plot stil me ngjyrë të purpurt në njërën shpatull teksa e balanconte një shishe të madhe uji nën njërin krah.
Flokët e saj të gjata bionde i mbante në valë të lëshuara nën një kapele bejsbolli jeshile ulliri, të cilën ajo e mbante mbrapsht.
Rita gjithashtu vendosi një maskë të zezë për fytyrën dhe një palë syze dielli të zeza, duke kapur telefonin e saj teksa po dilte nga salloni i thonjve.
Ndryshe, Rita mbërriti në Australi në fillim të dhjetorit së bashku me të dashurin e saj prej gati një viti, Taika, 46 vjeç.
Pas një romance të stuhishme, thuhet se ajo tani shpreson të marrë një unazë fejese për Krishtlindje.
“Rita dhe Taika janë kokë e këmbë”, tha një burim për The Sun të hënën.
Nga ajo që thotë ajo, ai është “i vetmi” për të. Asnjë nga shoqet e saj nuk do të befasohej nëse ai do ta bënte pyetjen së shpejti,” shtoi burimi i brendshëm.
Prindërit e Ritës, Besnik dhe Vera Sahatçiu, thuhet se tashmë i kanë dhënë Taikës bekimin e tyre për t’u martuar me vajzën e tyre pas takimit me të në Londër.
“Disa njerëz mund ta shohin këtë si shumë të shpejtë, por ata mezi kanë kaluar një ditë të ndarë që kur janë bashkuar”, tha burimi, duke e quajtur Taika një prani “tokësore por argëtuese” në jetën e Ritës.
Që kur arritën në qytetin Emerald, ata janë parë duke bërë blerje në Bondi, duke frekuentuar plazhin dhe kanë marrë pjesë në premierën e Being the Ricardos javën e kaluar.