Cardi B është një ikonë e e stilit, por në veshjet për fëmijët e saj mund t’i duhet pak ndihmë – të paktën sipas bashkëshortit të saj Offset.
Në fillim të kësaj jave, reperët bënë një udhëtim në Target, ku krijuesja e hitit “WAP” ra në dashuri me një aksesor të mundshëm për djalin e tyre tre muajsh.
Në një video të shpërndarë në Instagram Stories, Cardi i dhuron bashkëshortit të saj, 30 vjeç, një kapelë ngjyrë hiri me madhësi të vogël, vetëm që ai ta kundërshtoj menjëherë idenë.
“Oh jo”, tha reperi i Migos. “Unë nuk ia vë atë djalit tim … Do ta bëj djalin të duket si Ne-Yo!”.
Cardi eci përpara dhe pyeti më pas: “A nuk është e lezetshme kjo?”, duke mbajtur në dorë një veshje me pantallona të kuqe dhe këmishë të kaltër. Këtë herë, bashkëshorti i saj e krahasoi pamjen me diçka që do të vishte Carlton Banks “The Fresh Prince of Bel-Air’s”.
Cardi mirëpriti djalin e saj në fillim të shtatorit – dhe nëse ai është si motra e tij më e madhe Kulture, 3 vjeç, së shpejti do të ketë plot diamante verbuese.
Përveç diamanteve të bollshme, më e madhja e çiftit zotëron edhe çanta luksoze nga Hermes, Chanel , Dolce & Gabbana dhe Dior, madje ka pozuar në veshjet e stilistëve me nënën e saj të famshme.