Rita Ora jo rrallë herë merr vëmendje me postimet në instagram.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore është mjaft e pëlqyer kudo në botë për këngët e bukura që sjellë.
Ajo shpesh zë hapësirë në mediat rozë duke u komentuar për linjat trupore të cilat vijnë si rezultat i angazhimit në palestër.
Së fundmi Rita ka postuar disa imazhe dhe video direkt nga palestra duke treguar trupin e formësuar.
Në anën tjetër e njëjta po shijon romancën e saj me Taika Waititin, ku dje u raportua se dyshja kanë bërë tatoo inicialet e njëri-tjetrit.