Njësitë policore të Kosovës, në kuadër të Njësive kundër Krimeve Ekonomike janë duke realizuar aksione në Shtërpcë.
Por përpos këtij lokacioni, aksion policor është duke u zhvilluar edhe në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha ka konfirmuar se përpos aksionit policor në kuadër të rajonit të Ferizajt, një i ngjashëm është duke u zhvilluar edhe në Prishtinë.
“Policia e Kosovës ka në process një operacion policor në rajonin e Ferizajt dhe të Prishtinës e tani për tani nuk mund të japim informacione tjera”, tha Hoxha.
Ai poashtu theksoi se pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë.
Ndryshe pak më parë prokurori , Shukri Jashari ka deklaruar se aksioni në Shtërpcë ka të bëjë me ryshfet.
“Aksioni është veçse në fazën e parë të zhvillimit dhe ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, pra ryshfet. Deri tani nuk ka të arrestuar pasi jemi në fazën e parë. Por bastisjes janë duke vazhduar, deri më tani janë bastisur tetë lokacione”, deklaroi ai.