Nagavci takon homologen shqiptare, pritet nënshkrimi i marrëveshjes për abetaren e përbashkët

Ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci e ka pritur në takim ministren  e Arsimit, Sportit dhe Teknologjisë së Shqipërisë, Evis Kushi.

Në këtë takim pritet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet të dy shteteve për abetaren e përbashkët.

Më pas të dy ministren do të mbajnë konferencë për medie.