Modelja akuzohet për ‘martesë të rreme’ me burrin obez, i lutet ndjekësve në rrjet të mos e tallin e ofendojnë

Sienna Keera dhe aktori obez George Keywood janë njohur në rrjetin Instagram në 2018. Pas pëlqimit të ndërsjelltë australiania u vendos në Britani për të jetuar me të dhe tani janë të martuar me një djalë të vogël.

Por modelja elegante e rrjeteve sociale tashmë u lutet fansave të saj të mos tallen me martesën e saj me aktorin duke thënë se dëshiron që njerëzit “të lënë të qetë marrëdhënien e tyre”.

Australiania Sienna Keera jeton tashmë në Britani me bashkëshortin e saj 27-vjeçar dhe është bërë objekt abuzimi të vazhdueshëm që kur nisi të postonte foto e video të dyshes në rrjetin TikTok.

Ajo ka 487,200 ndjekës në rrjetet sociale, por çifti është bërë tashmë objekt komedie nga ndjekësit që e akuzojnë se martesa e tyre është e rreme, ka si qëllim të shkaktojë sensacion apo t’i sigurojë Keera dokumente britanike.

Rrjeti ‘7 News Australia’, shkruan se modelja i përgjigjet talljeve me sarkazëm, si për shembull: “Po çuna, është e gjitha një fasadë, jemi aktorë me pagesë, nuk është fëmija jonë ai që qan aty në sfond”.

Sienna tha për të përditshmen Daily Mail: “Urrejtja nuk vjen te ne.

“Ne e duam njëri-tjetrin dhe asgjë nuk e ndryshon këtë.

“Qëllimi ynë është të inkurajojmë të tjerët të duan veten ashtu si janë”.

Pesha e saktë e George nuk është zbuluar kurrë por bashkëshortja e tij insiston se është “burri i ëndërrave”.

Videot e tyre janë bëre virale në rrjetet sociale megjithë urrejtjen dhe talljet e fansave”.

George thotë: “Asaj gjithmonë i kanë pëlqyer djemtë e shëndoshë, edhe para meje. Ju djemtë elegantë nuk keni fat, nuk keni shans me të”.

Gjatë karrierës së tij të aktrimit George ka fituar një çmim britanik BAFTA dhe një RTS.