Telegram.hr po raporton se shoferi i autobusit në të cilin vdiqën 10 persona në aksidentin e para disa muajve në Slavonski Brod të Kroacisë është liruar.
Sipas Telegram.hr, problemi qëndron se ekspertët nuk e kanë kryer punën e tyre, por i dyshuari është i liruar.
Për një nga aksidentet më të rënda të trafikut në Kroaci, atë të 25 korrikut në Slavonski Brod ku vdiqën 10 persona qytetarë të Kosovës, u shkrua me ditë të tëra, por pastaj ra në harresë.
Me një muaj paraburgim është dënuar shoferi DL 52 vjeçar, i dyshuar si shkaktar i një aksidenti. Këtë e bëri Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod, sepse rasti nga juridiksioni i Gjykatës Komunale në Slavonski Brod ka kaluar në juridiksionin e gjykatës lokale tq qarkut.
Sipas asaj që shkruan Telegram.hr, me informacionet e mbledhura menjëherë pas aksidentit u konstatua se mund të jetë një formë e kualifikuar e një aksidenti të rëndë trafiku për të cilin drejturesi i mjetit rrezikon deri në 15 vjet burgim.
Për këtë çështje, për atë që do të ndodhë më vonë, rëndësi ka edhe ky detaj: drejtuesi i autobusit DL është shtetas i huaj, ndaj është dënuar me paraburgim për shkak të mundësisë së arratisjes, aq më tepër që Kroacia dhe Kosova nuk e bëjnë këtë, kanë marrëveshje për bashkëpunim në procedurë penale ku parashikohet ekstradimi i ndërsjellë i shtetasve për ndjekje penale. Kështu u shpjegua për mediat kur dy ditë pas aksidentit, rasti është marrë nga Prokuroria në Slavonski Brod dhe shoferit iu caktua masa e paraburgimit. Që atëherë, DL ishte në paraburgim.
Ai u lirua nga gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod, Mirko Svirçeviq. Ai e bëri këtë edhe përkundër faktit se shoferi i autobusit, shtetas i Kosovës, DL, nuk e kishte kaluar ekspertizën psikiatrike, psikologjike dhe neurologjike të kërkuar nga Prokuroria.
“Kjo ekspertizë është jashtëzakonisht e rëndësishme për të konstatuar nëse bëhet fjalë për vrasje nga pakujdesia apo vrasje me paramendim. Dhe ky kualifikim i veprës është veçanërisht i rëndësishëm për aktakuzën si dhe për faktin nëse shoferi kosovar do të gjykohet nga Gjykata Komunale apo e Qarkut”, tha njëri nga 3 ekspertët ligjorë për Telegram.
“Është jashtëzakonisht e paqartë pse gjyqtari Svirçeviq e liroi DL. Ai, një shofer kosovar deri atëherë ka qenë në paraburgim për katër muaj dhe nuk ka pasur asnjë pengesë ligjorë për vazhdimin e dënimit me burg edhe për një muaj, madje edhe për dy, se në raste të tilla paraburgimi mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.”, tha ai për Telegram.
Prokuroria është ankuar për lirimin e shoferit të autobusit kosovar deri në përfundimin e ekspertizës.
“Tjetër gjë është se ekspertët nuk e kanë bërë punën e tyre në pesë muaj, është dashur të përshpejtohet, por të lirohet një i dyshuar që ka kryer një krim kaq të rëndë si vdekja e dhjetë personave, të mbrohet para se ekspertët të thonë fjalën e tyre është e papranueshme”, tha për telegram ai.
Interesante siç shkruan Telegram është se me rastin e vendosjes për vazhdimin ose heqjen e paraburgimit, shoferi DL nuk u përfaqësua nga avokatët e tij mbrojtës, avokatët Igor Cisper dhe Ljubo Pavasoviq. Arsyeja e mundshme sipas Telegram është se gjykatësi e ka caktuar vendimin për këtë shumë herët.
Edhe pse trupi jashtëgjyqësor i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod, siç thamë, e pranoi ankesën e DORH më 13 dhjetor, kështu që DL duhej të kthehej në paraburgim në IEVP Pozhega, kjo nuk ka ndodhur deri më sot. Avokati Ljubo Pavasovic Viskovic ka konfirmuar për Telegram se klienti i tij, shoferi i autobusit DL është ende i lirë.
“Ai është në adresën e tij dhe po pret që policia ta marrë. Por padyshim, gjykatësi ende nuk ka urdhëruar policinë ta ndalojë atë”, tha Pavasovic për Telegram.