Kida sot ka një ditë të veçantë në kalendarin e saj.
Këngëtarja kosovare Orkidea Latifi feston ditëlindjen e saj të 24-të, shkruan lajmi.net.
E për këtë ditëlindje ajo ka vendosë që t’iu bëj dy dhurata fansave të saj.
Mbrëmë veç se iu ka dhuruar dhuratën e parë me titull “Mo jo”, teksa më vonë pritet ta lansojë albumin “Orchide”.
Kida ka kohë që ka paralajmëruar albumin të cilin qëllimisht e ka lënë për datën e sotme.
Albumi përbëhet nga 12 këngë ku disa nga to janë të dëgjuara nga publiku si: “Lila”, “Dinero”, “Ike”, “Mo jo”.