Beatrix ironizon Arjolën: “Tregova historinë e jetës të kap ca pikë”

Beatrix kohët e fundit është aktivizuar pak më shumë.

Kujtojmë se gjatë spektaklit të ditës së premte Beatrix ka qenë në listën e pesë personave më të preferuar në BBV.

Kjo ka ndikuar që Beatrix të merrë më shumë pjesë në debatet që janë zhvilluar brenda shtëpisë.

Së fundmi ajo ka ironizuar me viktimizmim e Arjolës, e cila tregon shpesh histori të ndryshme e të dhimbshme nga jeta e saj.


Andaj, mbrëmë teksa ishin në kuzhinë Donaldi, Meridiani dhe Beatrixa kjo e fundit tha se “Tregova historinë e jetës të kap ca pikë”, duke iu referuar Arjolës.

Përndryshe, para pak ditësh Beatrix ka shprehë dëshirën për të dalë nga shtëpia, por që është ndalur nga Donaldi dhe disa banorë tjerë.