Agim Ademi takohet me Edon Zhegrovën, tregon bisedën me yllin e Kosovës

Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, i cili ka vizituar sot të parin e FFK-së, shkruan Gazeta Olle.

Ademi është shprehur i kënaqur me vizitën e Zhegrovës, dhe i ka uruar atij shumë suksese me skuadrën e Baselit, e veçanërisht me Kombëtaren e Kosovës.

Postimi i plotë i Agim Ademit: 

“Gjithmonë kënaqësi kur takohem me futbollistët e Kombëtares tonë e sidomos befasishëm. Sot talenti ynë Edon Zhegrova erdhi për të më vizituar me çrast edhe biseduam për formën e tij të mirë dhe futbollin në përgjithësi. Bashkë me festat e fund vitit I uroj shëndet dhe suksese në skuadrën e tij te Baseli e veçanërisht me Kombëtaren e Kosovës”, ka shkruar Ademi në Facebook.