Travis Scott është përfshirë në një iniciativë për të vendosur protokolle të reja të sigurisë në festival, pas ngjarjes tragjike që ndodhi në ‘Astroworld’.
Sipas ‘Billboard’, reperi ka kontaktuar me pjesëmarrësit për duke kontaktuar ekspertët e kujdesit shëndetësor si dhe të sigurisë publike.
“Shpresojmë që ky raport të shërbejë si plani i ri i sigurisë për të gjitha festivalet”, thuhet në marrëveshje.
Lajmi vjen pasi raporti i ekzaminuesit mjekësor arriti në përfundimin se 10 viktimat e turmës së Astroworld në NRG Park të Houston muajin e kaluar vdiqën nga asfiksia e kompresimit. 300 persona të tjerë u plagosën në turmë.