Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Bresje-Veternik.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur për lajmi.net se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe dy persona kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa më pas janë dërguar në QKUK.
“Sot më datë 20.12.2021 në ora 15:15, policia ka pranuar informata lidhur me një aksident trafiku që është shkaktuar në autostradën Bresje-Veternik. Autoritetet policore iu kanë përgjigjur rastit, kanë njoftuar emergjencën dhe në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ambulanca. Sipas informative fillestare dy automjete janë të përfshira në aksident dhe dy persona kanë pranuar tretman mjekësor dhe të njëjtit kanë vazhduar në QKUK”, ka thënë Hoxha.
Ai ka bërë të ditur se njësia kompetente për hetimin e rasteve të aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes për tu marrë me rastin.
“Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht drejtuesit e automjeteve që të jenë vigjilent dhe gjatë vozitjes, shpejtësinë e lëvizjes ta përshtatin me kushtet në rrugë, si dhe të shmangin veprimet që rrezikojnë përqendrimin e tyre në vozitje dhe rrezikojnë sigurinë e përgjithshme në trafik”, ka përfunduar Hoxha.