Të mësuarit për rrënjët e paraardhësve tanë është domethënëse dhe shumë e rëndësishme, sidomos kur bëhet fjalë për njerëzit që kanë jetuar jashtë atdheut të tyre për një kohë të gjatë. Të mësuarit e gjuhës, kulturës, historisë së shqiptarëve është një aspekt i rëndësishëm i ruajtjes së kujtesës kolektive.
Duke jetuar në një vend të huaj, njerëzit fillojnë të përshtaten dhe të përvetësojnë vlerat, normat dhe fillojnë të harrojnë rrënjët e tyre. Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen emigrantët është ruajtja e gjuhës së atdheut të tyre.
Nisur nga kjo sfidë që shumica e bashkatdhetarëve kanë për të ruajtur gjuhën shqipe dhe për t’u lidhur me komunitetin shqiptar, është krijuar një platformë virtuale që ka pikërisht këtë synim.
Mëso Shqip është platforma e parë virtuale shqiptare e mësimit të gjuhës shqipe e themeluar nga Faton Gjuka, e cila ka për fokus fëmijët e diasporës. Për më tepër kjo platformë mësimore është e fokusuar për të ndihmuar fëmijët shqiptarë të mësojnë gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare.
Platforma Mëso Shqip ka një program të strukturuar në mënyrë unike, dhe kurrikula është e krijuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit në Kosovë dhe Shqipëri. Përmes kësaj platforme, fëmijët të cilët jetojnë në Amerikë dhe Kanada mësojnë për gjuhën shqipe nga mësues/e amtarë të cilët vijnë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Gjatë mësimit të gjuhës shqipe, fëmijë mësojnë me instruktorë personal 1 me 1 në mënyrë virtuale. Platforma Mëso Shqip përmban 10 nivele dhe mbi 700 leksione për gjuhë, kulturë, histori të cilat i përshtaten ritmit të fëmijëve për të mësuar.
Pavarësisht se është një platformë virtuale, Mëso shqip është një platformë shumë e lehtë dhe e thjeshtë për t’u përdorur prej fëmijëve nga të gjitha grupmoshat. Kjo platformë përmban tre pako abonuese, përmes të cilave mund të zgjidhni programin që ju përshtatet.
Nësë dëshironi që fëmija juaj të mësojë gjuhën shqipe, ju mund të bëheni pjesë e platformës Mëso Shqip. Ju do te keni orën e parë falas, në mënyrë që mësuesi/ja e vlerëson aftësinë e të folurit shqip dhe t’i përshtatet ritmit të mësuarit të fëmijës tuaj.
Mëso Shqip – Platforma që synon integrimin e gjuhës shqipe në Amerikë dhe Europë
Diaspora shqiptare është e gjerë, duke u shtrirë nga shtetet fqinje deri tek kombet më të largëta si SHBA dhe Kanada. Mirëpo, një prej sfidave më të mëdha të diasporës është ruajtja e gjuhës së atdheut.
Të mësuarit e gjuhës amtare na ndihmon të kuptojmë dhe të vlerësojmë historinë dhe kulturën e të parëve tanë, në këtë mënyrë për emigrantët ose fëmijët e emigrantëve është gjithnjë më e rëndësishme të ndërtohet një formë e ruajtjes së trashëgimisë, në mënyrë që kjo të shërben si kujtesë e vazhdueshme e vështirësive dhe sfidave që janë pjesë e të qenit emigrantë.
Për të integruar gjuhën shqipe në Amerikë dhe Kanada, në vitin 2021 u krijua një prej platformave të para shqiptare virtuale për mësimin e gjuhës shqipe nga Faton Gjuka. Mëso Shqip është platformë shqiptare e cila funksionon në mënyrë virtuale dhe ka për qëllim të ndihmojë fëmijët e diasporës të mësojnë gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare.
Ndonëse platforma ka filluar punën së fundmi, ka pasur një interesim të madh nga ana e familjeve shqiptare në SHBA dhe Kanada. Përmes kësaj platforme, fëmijët e diasporës mësojnë për rrënjët e tyre nga mësues/e të cilët janë folës amtarë dhe entuziastë që vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Veç kësaj, Mëso shqip është platformë e thjeshtë dhe e lehtë për t’u përdorur prej fëmijëve nga të gjitha grupmoshat. Pavarësisht nga niveli i aftësisë së fëmijëve, platforma, e cila përbëhet prej 10 niveleve dhe mbi 700 leksione për gjuhë, kulturë dhe histori, ofron mënyra të ndryshme atraktive dhe argëtuese për të mësuar gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Platforma Mëso Shqip ka tre pako abonuese me mundësi të ndryshme prej të cilave përfitojnë të gjithë ata që bëhen pjesë e komunitetit. Fëmijët të cilët janë pjesë e Mëso Shqip kanë mundësi të ndjekin orë mësimore 1 me 1 me mësues/e privatë, gjë që i’u lejon mësuesëve t’a përcjellin progresin në raport me qëllimet e tyre.
Për të mësuar për trashëgiminë shqiptare në mënyrë të personalizuar dhe argëtuese, bëhuni pjesë e platformës Mëso Shqip.