Kosova dhe Danimarka nënshkruajnë marrëveshjen për burgjet

Kosova dhe Danimarka e kanë nënshkruar marrëveshjen që ia jep kësaj të fundit 300 qeli me qira në qendrën korrektuese të Gjilanit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Albulena Haxhiu e nënshkroi marrëveshjen me ministrin danez të Drejtësisë, Nick Hækkerup, i cili erdhi në Prishtinë pikërisht për këtë çështje.

Në ceremoninë e nënshkrimit në Qeverinë e Kosovës ishin të pranishëm edhe përfaqësues tjerë nga Mbretëria e Danimarkës si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Haxhiu tha se me këtë marrëveshje Kosova është vlerësuar lidhur me aspektin e sundimit të ligjit, dhe për këtë arsye është pëzgjedhur për ta nënshkruar atë.

“Në qendrën korrektuese do të vendosen 300 të burgosur në një afat 5+5”, deklaroi shkurt Haxhiu. Tha se detajet e hollësishme të marrëveshjes do të jepen më vonë.

Ministri i Brendshëm i Danimarkës tha se nga marrëveshja do të përfitojnë të dy palët.

“Marrëveshja ka filluar të dialogohet nga Qeveria e kaluar mirëpo është vazhduar me Qeverinë aktuale. Kjo marrëveshje në masë të madhe do t’i zgjidhë problemet e Danimarkës”, deklaroi Hakerup.