Këngëtarit amerikan iu ofruan një milion funta për performancë në natën e Vitit të Ri
Këngëtarit të njohur amerikan, Harry Styles, i është ofruar një milion funta për të përformuar në një festë private natën e Vitit të Ri.
Sipas ‘The Sun’, ai do të këndonte disa këngë.
Styles ka performuar në festivalin ‘Beach Bash’ në Miami një ditë më parë, kështu që atij nuk do t’i duhej të bënte udhëtim extra për këtë ofertë. Megjithatë, gazeta thotë se Styles është në mëdyshje për këtë ofertë, për shkak se dëshiron të kalojë natën e Vitit të Ri në LA me të dashurën e tij, Olivia Wilde.
Një burim anonim thotë për gazetën se këngëtarit fillimisht nuk mund ta besonte se i ishin ofruar një milion paund për një performancë të shkurtër dhe më pas lejohej të qëndronte në një luks të paparë në Miami Beach. Por një burim tjetër thotë se për momentin nuk ka në plan të japë emisionin privat.