Federata e Futbollit të Kosovës me në krye Agim Ademin ka shënuar suksese të mëdha edhe gjatë këtij viti. Kjo ka nxitur që për sukseset e saj te flitet shumë edhe nga mdjekës të sportit e gazetar.
“Nga federata e sporteve kolektive, Federata e Futbollit e Kosovës, në krye me Agim Ademin, është fituesja më e madhe dhe që realizoi projektet në vitin 2021.
E pruri teknologjinë VAR, u bë shembull edhe për shtetet e rajonit.
E realizoi edhe një mrekulli tjetër duke iu falënderuar organizimit dhe lojërave të mira të klubeve në Kupat Evropiane, si FC Prishtina, Drita dhe Llapi.
Nga viti 2022, futbolli ka edhe një ekip më shumë në Kupat evropiane. Gjithsej me pesë ekipe në Evropë (4 meshkuj e 1 femra).
Këto janë vepra, VAR plus një ekip më shumë në Evropë. Ky është sukses i madh.” Ka shkruar Kemajl Goca.