Vdekje e dyshimtë në QKUK, bashkëshorti i viktimes akuzon mjekët

Mbrëmjën e 16 dhjetorit në Emergjencen e QKUK-së ka ndërruar jetë një grua, shtetase kosovare.

Sipas bashkëshortit të saj, fajtorë për këtë vdekje janë mjekët, për mostrajtim të duhur.

“Sipas ankuesit, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal dhe pas marrjes se një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok”, thuhet në njoftimin e Policisë mbi rastin.

Mësohet se rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë  16.12.2021 – 20:20. Nga Emergjenca QKUK është raportuar se viktima femër kosovare kishte ndërruar jetë. Sipas ankuesit mashkull  kosovar gruaja e tij kishte ndërruar jetë si shkak i mostrajtimit të duhur nga ana e mjekëve. Sipas ankuesit, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal dhe pas marrjes se një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok. Rasti nën hetime”, njofton Policia.