Trajneri pejan është zgjedhur si më i miri në botë, derisa çmimin si xhudistja më e mirë në botë e fitoi Distria Krasniqi.
Urime të shumta kanë marrë dyshja Kuka – Krasniqi, derisa edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi i ka uruar ata për këto të arritura.
Urimi i plotë nga Agim Ademi:
Sonte xhudo na dhuroi një tjetër emocion të veçantë. Kësaj radhe jo në tatami, por nga ceremonia e më të mirëve të vitit nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF).
Kampionia olimpike, vajza jonë e artë, Distria Krasniqi u shpall xhudistja më e mirë në botë, derisa mjeshtri ynë Driton Kuka me plot meritë u zgjodh trajneri më i mirë në rruzullin tokësor.
E mbrëmjet si kjo pa dyshim na bëjnë krenarë të gjithë shqiptarëve. Toni, Majlinda, Distria, Nora, Loriana e Akili janë udhërrëfyes dhe motiv shtesë për të rinjtë kosovarë për të arritur në majat e sportit botëror.
Urime Driton Toni Kuka e Distria Krasniqi, suksese të