Syla: Tërhiqemi nga greva, jo për shkak të Kurtit, por gripit sezonal

Federata Sindikale e Shëndetësisë nuk do të hyjë në grevë, ashtu siç ka paralajmëruar.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla. Ai ka theksuar se këtë vendim e ka marrë për shkak të rasteve të shumta me grip sezonal.

”Grevën nuk do ta zhvillojmë. Jo për shkak të Qeverisë, por për shkak se janë mijëra raste me grip sezonal”, tha ai në Kanal10.

Syla tha se Qeveria i ka “kontrabanduar” nënshkrimet për thirrjen e një seance, për votimin e buxhetit para datës 22 dhjetor.