Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në ora 10:00 do të shpallë rezultatin përfundimtar për Komunën e Dragashit.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se sot (e enjte, 16 dhjetor 2021, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit“, ka bërë të ditur Elezi.
Kujtojmë që votat me postë e shpallën fitues Behxhet Xheladinin e LDK-së, si kryetar të Dragashit.
Madje për fitore e ka uruar edhe kundërkandidati Shaban Shabani i PDK-së.