Noizy thyen heshtjen pas ndalimit në Kosovë

Noizy ka thyer heshtjen afro 24 orëshe në rrjete sociale.

Ai ka postuar për herë të parë pas raportimeve me të cilat nisi dita e sotme ku u bë e ditur se reperi është ndaluar natën në pikën kufitare në Vërmicë dhe është shoqëruar në stacion policor.

Noizy ka postuar një video në Instagram.

Duke mos thënë asgjë ai e ka thënë gjënë më të rëndësishme – mesazhin se tashmë është liruar.

Është raportuar se reperi ka paguar gjobë kundrejt fitimit të lirisë për një prej çështjeve për të cilën duhej të mbante disa ditë burg.