Mbrëmë është ndaluar një person në pikën kufitare në Vërmicë, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.
Burime bëjnë të ditur se personi i arrestuar është reperi shqiptar Noizy.
I njëjti është ndaluar me urdhër të gjykatës.
Burimet thonë se zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale.