210 milionë euro do të përfitojë Kosova, nga marrëveshje me Danimarkën për për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar.
Ministria e Drejsësisë ka treguar se për çka do të shfrytëzohen këto të holla.
Përmes një njoftimi, thonë se mjetet do të dedikohen edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtrishme.
“Ministria e Drejtësisë zotohet për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar, të cilët do të sjellën nga Mbretëria e Danimarkës. Të dënuarit të cilët do të tranferohen në këtë institucion nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë. Si kompensim për këtë, Republika e Kosovës përfiton 210 milionë euro, të cilat do të dedikohen edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtrishme“, thuhet në njoftim.