Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Çagllavicë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 05:11.
“Dëshmitari mashkull pronar i një auto servisi, ka raportuar se derisa viktima mashkull kosovar ka qenë në punë- sigurim në auto servis, dy persona të panjohur të maskuar, duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur çelësat e veturës të tipit BMW dhe janë larguar nga objekti”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa njësiti përkatës policor ka gjetur veturën e braktisur nga të dyshuarit të cilët gjendet në arrati.