Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave, por Bashkimi Evropian ende nuk e ka përmbushur premtimin.
E para e shtetit në një konferencë për medie pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se integrimeve evropiane mbetet prioritet.
“BE-ja ende nuk e ka mbajtur premtimin për liberalizimit dhe në të njëjtën kohë e falënderoj këtë shtet për qasjen ndaj Kosovës në liberalizimin e vizave. Të dyja shtet e kemi të njëjtin synim drejtë Bashkimit Evropian”.
Osmani ka folur edhe për “Grupin e Kumanovës”, me ç’rast tha se janë të gatshëm ta ndihmojnë Maqedoninë e Veriut për të hapur një hetim ndërkombëtar në lidhje me këtë incident.
“Mendoj që duhet të presim procesin në plotëni dhe rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Rasti ndodhet në Gjykatën Supreme dhe kur përfundon ky rast, besoj se do të qartësohet”.
“Mirëpo ne e kemi parë që kryeministri Zaev është shprehur i gatshëm që të ketë hetim ndërkombëtar, dhe jemi të gatshëm që ta ndihmojë në këtë drejtim. Kosova do ta ndihmojë në këtë drejtim dhe jemi të gatshëm ta shtyjmë përpara”