Drejtori i së të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pasi iu refuzua hyrja në territorin e Kosovës për të gjashtën herë, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Në reagimin e kësaj zyre, Petkoviq deklaron se Kurti është kundër normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, teksa potencoi se synonte ta vizitonte Deviçin, fshatin e banuar me serb në zonën e Drenicës.
“Kurti absolutisht nuk është i gatshëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Sot shkova në manastirin e Deviqit në zemër të Drenicës, për të marrë pjesë në festën e tempullit dhe pas kësaj desha të vizitoj seminarin tonë të Shenjtorëve Kiril dhe Metodi në Prizren. Por, si herën e kaluar, Kurti më ka ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, ka deklaruar ai.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me refuzimin e Petkoviqit që të futet në Kosovë.
Kjo është hera e gjashtë përbrenda këtij viti që autoritetet e vendit nuk ia lejojnë Petkoviqit të futet në territorin e Kosovës.