Në Podujevë sot ka filluar fushata 6 ditore kundër drogës

Në organizim të policisë së Kosovës stacioni Podujevë, këshillit të Bashkësisë Islame dhe drejtorisë për arsim në komunën e Podujevës si dhe shoqërisë civile, sot në Podujevë ka filluar fushata kundër drogës.

Fushata do të zgjasë 6 ditë dhe do të përfshijë ligjërata në shkollat e mesme, media lokale dhe xhamitë e komunës.

 

Gjatë ditëve të fushatës do të organizohen takime dhe shplrndarje të mesazheve kundlr drogës.

Hapjen e fushatës e bën togereja Antigona Çitaku dhe Bekim Jashari nga KBI Podujevë.

Imami Idriz Bilalli mbajti ligjëratën para nxënësve të shkollës së mesme Isa Boletini në Podujevë. Ai në fjalën e tij tha se Zoti na pajisi me mendje e intelekt duke kërkuar të ruajmë rininë dhe familjen.

Kurse më pas nga policia, Vullnet Bashota paraqiti shifrat e përdoruesve të drogës duke treguar shqetësimin e tij për këtë dukuri në rritje.