Krejt çka ndodhi sot në Karaçevë, policia jep detajet e fundit

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me  Prokurorinë Themelore në Gjilan,  sot me  15 dhjetor  2021, kanë ekzekutuar urdhërkontroll në fshatin Karaçevë, komuna e Dardanës.

Operacioni policor ka filluar që në orët e hershme të mëngjesit si rezultat i një hetimi në vazhdimësi dhe të bashkërenduar mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Gjilan, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm dhe aktivitete tjera.

Në këtë rast janë arrestuar dy (2)  persona  të cilët  janë  intervistuar  në prezencë të  avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të  prokurorit të shtetit  të dyshuarit  janë  ndaluar për 48  orë.

Si vazhdimësi e operacionit janë kontrollu  shtëpitë  dhe objektet përcjellëse  ku   jetojnë të  dyshuarit si dhe  objektet  tjera ku janë  zhvilluar  veprimtaritë e lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

Nëntëdhjetëegjashtë (96) aparate të  lojërave të  fatit, katër (4) shtëpiza  kompjuterike, tre (3) llaptop , tre (3) monitor, dy (2) TV që janë përdorur për lojëra të fatit, një (1)  pistoletë e llojit Ekol special 99 së bashku me shtatëmbëdhjetë (17) fishekë , një (1) gjenerator  si dhe  469,15 euro (të gjeturat  në aparatet e lojërave të fatit).

Të  gjitha aparatet (96 copë) dhe një (1)  gjenerator sipas procedurave të parapara iu janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

Në  vendngjarje në fshatin Karaqevë, Inspeksioni Komunal  i Komunës së Dardanës ka asistuar Policinë e Kosovës në rrënimin e tri objekteve  të cilat janë ndërtuar  pa leje  në të cilat kanë qenë  duke u ushtruar  veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit, ndërsa një objekt  tjetër, është   mbyllur  dhe  shirituar   nga Inspeksioni  Komunal, Dardanë.

Lidhur me këtë  rast  hetimet  janë në  vazhdim e sipër dhe  në  kërkim  të personave  tjerë  si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në këtë rast.

Rasti është duke u hetuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore, përfshirë edhe kërkimin e disa përsonave të tjerë  si të dyshuar të mundshëm.

Me respekt,

Toger Ismet Hashani

Zëdhënës Rajonal i Policisë së Kosovës, Gjilan