Gjykatësi nxjerr një urdhër në lidhje me rishikimin e paraburgimit për krerët e UÇK-së

Sot në seancën e Speciales ndaj krerëve të UÇK-së, gjykatësi paraprak ka nxjerrur një vendim sa i përket afateve për rishiqimin e paraburgimit për krerët e UÇK-së.

Kësisoj, afati për dërgimin e parashtresave është zgjatur deri në 10 ditë pas njoftimit për vendimin e Apelit mbi refuzimin e kërkesës së mëhershme për lirim nga paraburgimi.

“Zoti Veseli, Krasniqi, dhe Zoti Selimi kanë hequr dorë nga e drejta që të rishikohet paraburgimi çdo dy muaj. Është paraqitur arsye e vleshme që justifikon shtyrjen e mbrojtjes. Urdhëroj që palët të dorëzojnë parashtrimet jo më vonë se 10 ditë nga njoftimi për vendimin e Apelit ndaj vendimit tim për refuzimin e paraburgimit”, ka thënë ai.

I njëjti urdhër është dhënë edhe për Prokurorinë.