Sot, në Fondacionin Jahjaga në Prishtinë u mbajt ceremonia e nënshkrimit të grantit të ndihmës Japoneze për Projektet Bazë të Sigurisë Njerëzore (GGP).
Në ceremoni, Mitsunori OGASAWARA, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, nënshkroi një kontratë granti prej 61,550 € së bashku me Brikena AVDYLI, Drejtoreshe Ekzekutive e Fondacionit Jahjaga, për “Projektin për Sigurimin e Pajisjeve Mamogram, për Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare në Kamenicë, Kosova Juglindore”.
Projekti synon të rrisë shkallën e evidentimit të hershëm të kancerit të gjirit në mesin e banorëve të Kamenicës dhe komunave fqinje, duke përfshirë Novobërdon, Ranillugun dhe Gjilanin, me dhurimin e një pajisje mamografie në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë, duke kontribuar kështu në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit në Kosovën Juglindore. Përfitueset e pritshme janë rreth 22,600 gra të rajonit.
Në këtë ceremoni morën pjesë z. Mitsunori OGASAWARA, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Atifete JAHJAGA, Ish Presidente e Kosoves, Dafina Gexha BUNJAKU, zevendes minister e Ministrise se Shendetesise, Kadri RAHIMAJ, Kryetar I Komunes se Kamenices, si edhe përfaqësues të Fondacionit Jahjaga.