E kryqëzojnë për historinë e tradhtisë bashkëshortore, Arjola Demiri: Do të doja që ish-burri im të kishte vepruar si Iliri

Mbrëmjen e së martës në Big Brother VIP është diskutuar për debatet që ka shkaktuar brenda shtëpisë aktorja Arjola Demiri.

Kjo e fundit është kryqëzuar nga disa banorë, për shkak se ka shprehur mbështetjen për balerinin Ilir Shaqiri, i cili kishte treguar haptazi se kishte tradhtuar gruan por që kishte kërkuar falje dhe ishte kthyer te gruaja e tij.

Arjola është pyetur nga Antonela se si ka mundësi që përkrah Ilirin, kur ajo vet është ndarë nga ish-burri për arsye tradhtie.

Me të dëgjuar këtë, Arjola i është përgjigjur me të madhe duke thënë se Iliri është një njeri për t’u marrë shembull, për shkak se ai e kuptoi gabimin e tij dhe u kthye te familja, ndryshe nga që kishte vepruar ish-burri i saj.

“Do kisha dashur shumë të kisha një Ilir në jetën time”, tha me të madhe aktorja tropojane, duke treguar kështu se ish-bashkëshorti i saj zgjodhi të largohet me tjetrën pas tradhtisëdhe jo të kthehet te familja.

Arjola është kritikuar edhe për historitë e trishta që ka ndarë brenda shtëpisë së BBV, duke e quajtur si “viktimizim” këtë lojë të saj disa nga banorët.