Drejtori i AKI-së raporton në Komision me dyer të mbyllura

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Raportimi i tij është bërë me dyer të mbyllura, përderisa pritet që të ketë konferencë për media nga anëtarët e Komisionit.