“Boll ma” – bizneset e gastronomisë ia zënë derën Qeverisë, paralajmërojnë protesta masive

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (ShGK) dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kanë protestuar para Qeverisë, raporton Ekonomia Online.“Boll ma” është thirrja që ata i bën institucioneve për masat dhe kufizimet që iu është bërë këtij sektori.

Gastronomët thonë se durimit të tyre i ka ardhur fundi, duke theksuar se Qeveria e Kosova po i mbyll pa u dhënë asnjë ndihmë.

Kryetari i Odës dhe Hotelerisë së Kosovës, Hysen Sogojeva tha se kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër edhe pse vazhdimisht kanë bërë thirrje për takime e biseda me krerë të institucioneve.

Madje ai tha se 60% e stafit janë të vaksinuar me dy dozat, duke kërkuar zgjatjen e orarit të punës dhe mbajtjen e dasmave.

“Për t’i shmangur protestat ju kemi drejtuar Qeverisë disa herë por kemi hasur në vesh të shurdhër. Sot kërkojmë lirimin e masave të fundit. Përderisa pushtetarët po mbajnë darka duke zgjatur orarin e tyre neve nuk na lejohet të punojmë. Ku është e drejta këtu. 60% janë të vaksinuar me dy doza. Jemi të imunizuar. Gjendja e pandemisë ende s’ka përfunduar por bota pi funksionon. Iu bëjë thirrje institucioneve të na lejojnë të punojnë. Kërkojmë të zbatohen këto kërkesa dhe të bëhet zgjatja e orarit në ora 01:00 dhe të lejohet të mbahen dasmat. Prej 17 mijë bizneseve me këto masa nuk kanë me mbet as gjysma e tyre”.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, tha se nëse nuk lirohen masat do të marrin masa rigoroze.

“Ne sot ish dashtë mi prit mërgimtaret. Ne nuk kemi dashtë mi mbyll bizneset tona. Na nuk jem të dhunë s’po të punës. Qe 3 muaj nuk na kanë kthyer e-mail ministria e Shëndetësisë dhe Financave. Kërkojmë lirimin e masave përndryshe shkojmë me masa rigoroze”.

Ndërsa sekretari i Gastronomisë, Arian Vrainca, tha se ka thënë se ne kemi ardhur t’iu themi “Boll ma”, durimit tonë i ka ardhur fundi.

“Me pandemi jemi qe 21 muaj tu ballafaquar, me probleme te punëtoreve. Qe 3 muaj jemi të vaksinuar e kjo Qeveri po na mban të izoluar. Na i keni humbur punëtorët. Nuk ka vend për të mbyllur e të njëjtin nuk e zbaton. Qytetarët po marrin pjesë në festivale të tjera. Qytetarët po marrin pjesë në rajon ku janë më të dobët se ne procesin e vaksinimit. Na keni premtuar që nëse 60% e popullatës vaksinohen ne do të hapemi i’u s’po i zbatoni. Qeveria po na mban mbyll e nuk po na përgjigjen. Boll ma. Përderisa nuk ka subvencionim ne do të hapemi. Përderisa nuk ka kompensim ne do të hapemi. E nëse i’u nuk merrni vendim ne i’u përgjigjemi njëjtë siç jeni përgjigjur në fushata. Këto kërkesa po i bëjmë për shkak të përgjegjësisë ndaj punëtorëve tanë. O do i pranoni kërkesat o do të hapemi vet”.Këngëtari Afrim Muqiqi, tha se nëse nuk lirohen masat deri të premten do të marrin edhe familjet e tyre e do të dalin në protesta.

“Mos na detyroni të trefishohet ky numër t’i marrim familjet tona. Kërkojmë deri ditën e premte të përfillen kërkesat tona. Boll mo, boll mo. Ne jemi vetëm përfaqësues të bizneseve. Asnjë parti nuk i ka respektuar masat na i kanë zënë sallat e dasmave. Kërkojmë drejtësisht të shqyrtohen kërkesat tona dhe të lirohen të gjitha bizneset”.