Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar në Gjilan, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht me thikë një person.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Kolona.info
Njoftimi i plotë:
SULM
Gjilan, 12.12.2021 – 22:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.